Connect with us

Lajme

Përfshihet nga flakët një automjet brenda parkingut të një qendre tregtare

Publikuar

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në një parking të një qendre tregtare në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë.

Zjarrfikësja ndodhet aktualisht në vendngjarje ku dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Pas saj ka mbërritur dhe policia e cila po punon për zbardhjen e detajeve dhe shkaqeve të zjarrit.

Njoftim policie

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2023, rreth orës 22:00, në një automjet në parkingun e një qendër tregtare, në bulevardin “Bajram Curri”, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK