Connect with us

Shëndetësi

Pas kësaj ore mos pini kafe, disa rregulla për një gjumë më të mirë

Published

on

Është shumë i rëndësishme që gjumi të jetë sa më i mirë. Por për shumë njerëz, fjetja për tetë orë është një ëndërr e bukur. Gjumi i keq është lidhur me probleme të zemrës dhe disa sëmundje të tjera kronike. Por për t’ju ndihmuar, më poshtë do t’ju listojmë disa rutina që mund t’i vendosni për të pasur një gjumë sa më të mirë.

Prisni për gjumin

“Nëse zgjoheni mos e shikoni orën për 15 minuta”. Kështu shprehet profesori Colin Espie. Nëse ende nuk ju zë gjumi, ai sugjeron që të shkoni diku në qetësi dhe të bëni diçka pasive si leximi. Por këshilla e tij kryesore është që të mos shikoni ekranin e celularit. Sapo të ndiheni përgjumësh, profesori sugjeron që të riktheheni në shtrat.

Lojërat për trurin

Duke plotësuar sfida dhe duke testuar trurin mund ta “lodhë” atë gjatë orarit të darkës. Doktoresha Kat Lederle thotë se gjatë ditës duhet që t’i sigurojmë trurit më shumë varietet dhe stimulime, edhe kur bëjmë detyra normale. “Truri do të jetë gati për gjumë në darkë sepse ka nevojë që të rikuperohet”, shprehet ajo.

Dush i ngrohtë

Një dush i ngrohtë para gjumit mund të rezultojë shumë mirë për fjetjen. “Kur bëni një dush të ngrohtë, rrisni në mënyrë artificiale temperaturën e trupit. Kur dilni, atëherë temperatura do të vijë në mënyrë natyrale duke u ulur, duke bërë të ndiheni më përgjumësh”, tha doktoresha Linday Browning. Sipas një studimi në vitin 2019, koha më e mirë për të bërë dush është 90 minuta para se të shkoni në shtrat.

Mbani sytë hapur

Profesori Espie thotë se një arsye tjetër për t’ju bërë të flini është që të mbani sytë hapur në errësisrë. Kjo njihet edhe si “synimi paradoksal” ku ju i rezistoni gjumit në vend që të forcoheni të flini.

Mos hani shumë vonë

Nuk janë vetëm sytë që kanë nevojë për të pushuar, por edhe sistemi digjestiv. Qelizat që rregullojnë trupin “u tregojnë” vetë organeve se kur duhet të aktivizojnë apo pushojnë aktivitetet kryesore. Për shembull mëlçia gjatë natës është programuar që gjatë natës të kalojë nga djegia e sheqerit për energji tek djegia e yndyrës që është ruajtur gjatë ditës. Nëse kjo ndërpritet rreth kohës së gjumit, mund të rizgjojë sistemin tretës dhe të çojë në shtim në peshë.

Ndriçimi i duhur

Kërkuesit kanë dalë në konkluzionin se personat mbi 40 vjeç duan që të dalin në tualet të paktën një herë gjatë natës, por kanë problem të bien sërish në gjumë. Profesori James Goodwin sugjeron që të përdoret një elektrik dore me dritë të kuqe dhe jo blu. Sipas tij, ngjyra blu aktivizon trurin dhe prish ciklin e gjumit.

Kafja

Shumica e njerëzve shijojnë një filxhan kafe të nxehtë për t’i mbajtur të zgjuar gjatë ditës, por kjo mund të ndikojë në gjumin tuaj. Kafeina ndërpret çlirimin e melatoninës, hormonit që na lodh. Mjekët sugjerojnë që filxhani i fundit i kafesë të pihet pas orës 14:00./tvklan.al

NA NDIQ NË FACEBOOK