Connect with us

Bota

Parandalohet tragjedia/ Me armë në dorë dhe me detonator eksplozivi, arrestohet 27-vjeçari pranë maternitetit

Publikuar

Një 27-vjeçar është arrestuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Leeds në Britaninë e Madhe, pasi mbante në duar një armë zjarri dhe një pajisje të dyshimtë, që sipas mediave të huaja, ishte detonator për eksploziv.

I riu është arrestuar nga skuadra e anti terrorit në orën 5 të mëngjesit në ambientet e jashtme të një materniteti në Leeds.

Autoritetet kanë nisur një hetim lidhur me rastin dhe po punojnë për evidentimin e një sulmi të mundshëm terrorist.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, nuk ka rrezikshmëri, por autoritetet kanë vendosur një kordon sigurie rreth maternitetit.

NA NDIQ NË FACEBOOK