Bota
Panik në qendër të Londrës/ Një person qëllon me armë zjarri

Një person ka qëlluar me arme zjarri pranë një kishe në qendër të Londrës. Tri gra dhe një vajzë shtatëvjeçare kanë mbetur të plagosur.
Policia njoftoi se të shtënat erdhen nga një automjet në lëvizje, teksa po mbahej një varrim në St. Aloysius në Euston, shkruan BBC.
Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur tre gra të moshës 41, 48 dhe 54 vjeç dhe një vajzë shtatëvjeçare. Sipas informacioneve fillestare, 48-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rrezikshme për jetën, ashtu sikur edhe vajza shtatëvjeçare. Dy gratë e tjera janë jashtë rrezikut për jetën.






















