Connect with us

SKENA

Pamjet e turpshme/ Plas dhuna në shtëpinë e “VIP”-ave

Publikuar

Ky edicion i “Big Brother Vip” është duke tejkaluar çdo kufi etike, edukate dhe humanizmi. Sikur të mos mjaftonin debatet, sharjet, zhveshjet, loja me emicionet e publikut duke e mashtruar me sëmundje të paqëna, tani ka nisur edhe rrahja live. Bëhet fjalë për Kejvina Kthellën, e cila ka goditur Luiz Ejllin.

Në videon më poshtë shihet teksa Kejvina është duke i bërtitur Luizit dhe në një moment ajo çohet dhe godet me shpullë këngëtarin, pasi ky i fundit e kishte ofenduar me gjuhë seksiste.

Momenti kur Kejvina godet Luizin

@breakingnewsalb #kejvinakthella #kejvinaqellonluizin #shpullaekejvines #kejvinashpulla #luizejlli ♬ Requiem for a Dream – Александра Кузнецова & Евгения Скачкова

Pas shuplakës e cila nuk u transmetua në televizion, pasi u fsheh nga produksioni, por që tashmë videoja e këtij momenti po bën xhiro në rrjet pasi është publikuar, Kejvina përsëri vijon të përdorë një gjuhë urrejtjeje ndaj Luizit. Duke e ofenduar e duke e kërcënuar, Kejvina shprehet se Luizi meriton të goditet çdo ditë me shuplakë pasi është mashtrues dhe plehrë.

“Mashtrues, plehrë, i neveritshëm, i japin hapësirë televizive këtij… Është i aftë të manipulojë gjithkënd për të arritur qëllimet e tija dhe në fund të thotë ti e ke fajin dhe vijnë dhe më flasin për një shuplakë që i dhashë atij po ai meriton çdo mëngjes nga një shuplakë fytyrës që të zgjohet dhe të kthehet si njeri, ai do shuplaka çdo ditë sepse po përdor dhunën verbal, dhunën verbal dhunën psikologjike sepse ai është dëmi i shoqërisë. Shuplaka harrohet por kjo që të ngel në mendje të ngel ndër vite dhe të përndjek. Është një plehrë, e urrej atë dhe të gjithë njerëzit si ai, ku ma gjetët këtë mashtrues dhe këtu më doli. A i intereson ndokujt sesi jam unë ndonjëherë”- u shpreh Kejvina.