Connect with us

Kosovë

Pamje nga vendi ku u gjet e shkrumbuar vetura e të dyshuarve për vrasjen e Nysret Cenës në Kaçanik

Published

on

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nysret Cena, nga Kaçaniku mbeti i vrarë mbrëmë pas një sulmi me breshëri plumbash në drejtim të veturës së tij. Personat e dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit janë ende të paidentifikuar nga Policia, pasi që të njëjtit menjëherë pas kryerjes së veprës janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa veturës së tyre ia vunë flakën në fshatin Soponicë, raporton Gazeta Sinjali.

Raporto24 ka publikuar pamje nga vendi ku u gjet vetura e të dyshuarve, e cila është bërë shkrumb e hi nga flakët.

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, sot dha detaje në lidhje me veturën në fjalë, për të cilën tha se tabelat kanë qenë të vjedhura nga një veturë tjetër dhe janë vendosur në veturën që u dogj.

“Hetimet janë duke u zhvilluar në mënyrë shumë intensive, për momentin nuk kemi diçka konkrete. Pronari i veturës së djegur është identifikuar, tabelat e veturës janë të vjedhura. Pra tabelat janë të veturës Passat, ndërsa vetura ka qenë Mercedes”, tha Jashari për Sinjalin.

Sinjali raportoi sot se pasi janë kryer ekzaminimet është verifikuar se pronar është një qytetar nga Prishtina. Burimet nga Prokuroria thonë se në veturën që iu vu flaka, zyrtarët policorë kanë gjetur një armë AK-47, me karikator të vendosur.

Ndryshe, vrasja ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës, në fshatin Kaçanik i Vjetër, ku Cena u gjet i vdekur, në veturën e tij.

Ai dyshohet se u qëllua teksa ishte në lëvizje, ku të dyshuarit fillimisht kanë shtënë në drejtim të veturës, e më pas e vranë atë.

E dhimbshme: Ky është 48-vjeçari nga Kaçaniku që u vra me breshëri plumbash në veturën e tij

Vetura e tij u gjet jashtë rrugës kryesore, teksa trupi i pajetë u tërhoq për t’u dërguar në IML për obduksion.

Historia e Nysret Cenës që u vra me breshëri plumbash në Kaçanik, ishte dënuar për zhvatje. /GazetaSinjali/

NA NDIQ NË FACEBOOK