Kosovë
Pamje nga protesta në Shtërpcë, qytetarët me pankarta kundër Albin Kurtit

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në komunën e Shtërpcës për të protestuar lidhur me rastin e plagosjes së dy të rinjve të nacionalitetit serb, që ndodhi të premten më 6 janar 2023.
Në këtë protestë përveç Policisë së Kosovës që janë të pranishëm në disa lokacione në rrugën për në Shtërpcë, janë edhe ushtarët e KFOR-it.
Qytetarët e Shtërpcës në këtë protestë kanë mbajtur pankarta ku shkruhet “Kurti, fëmijët tuaj nuk do t’i falim!”, “Evropa, çfarë faji kanë fëmijët tanë?!”, “Fëmijët tanë nuk janë për plumbin e Kurtit!”, etj.
Më poshtë pamjet nga protesta.
























