Connect with us

Lajme

Osmani sot pret në takim të Dërguarin e Posaçëm të Britanisë së Madhe

Publikuar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pret sot në takim të Dërguarin e Posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Në njoftimin e presidencës thuhet se takimit do të fillojë nga ora 15:00, mediat do të lejohen të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Peach, për herë të fundit në Kosovë, ishte më 25 tetor të vitit 2022. Gjatë kësaj vizite ai u takua me Kurtin, presidenten Vjosa Osmani dhe me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimin.

Ndër tjera, ai deklaroi se Britania e Madhe do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejtë NATO-s dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

NA NDIQ NË FACEBOOK