Connect with us

Lajme

Nuk i dihet adresa, 36 vjeçari kërkon gruan e larguar nga shtëpia

Publikuar

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar sot se gjatë ditë së djeshme në rrethin e Gostivarit një grua 30 vjeçare është larguar nga shtëpia dhe nuk i dihet adresa.

Rastin në polici e ka paraqitur bashkëshorti i saj 36 vjeçar.

“Më datë 21.01.2023 në ora 20.11 në Stacionin Policor Gostivar U.A (36) nga fshati Vrapçsht ka raportuar se bashkëshortja e tij S.S (30) është larguar nga shtëpia. Po merren masa për gjetjen e personit”, thonë nga policia./KlanMacedonia

NA NDIQ NË FACEBOOK