Connect with us

SKENA

Një vit pas humbjes së nënës së saj, moderatorja e njohur del me një kërkesë për ndjekësit e saj (Foto)

Publikuar

Sot ka qenë një ditë e trishtë për Fjoralba Ponarin, pasi mbush një vit nga vdekja e nënës së saj. Moderatorja e njohur në këtë ditë të vështirë ka kërkuar nga ndjekësit që të respektojnë dhimbjen e saj.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo ua drejton këtë kërkesë duke i kërkuar që të tregohen më njerëzorë.

“Të gjithë keni ardhur nga një nënë dhe gjyshe. Nëse nuk keni dashuri për ata që keni në shtëpi, po ju bëj të ditur se unë i dua të miat dhe do t’i dua sa të kem frymë, kështu të paktën sot. Të kërkoj të jesh njerëzor dhe të respektosh dhimbjen time”, shkruan Fjoralba.

Kujtojmë se nëna e moderatores është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

E ftuar më parë në emisionin “Goca dhe gra”, moderatorja zgjodhi të flasë për herë të parë duke thënë se jeta vazhdon dhe në situata të tilla duhet gjetur forca për t’u ngritur sërish.

“U përpoqa ta mbaj për vete. Është një dhimbje që është e imja dhe jam përpjekur ta mbaj për vete. Por jeta vazhdon dhe duhet të gjesh forcën të ngrihesh sërish dhe të frymëzosh të tjerët”, tha Fjoralba teksa shpërtheu. në lot.