Kosovë
Një grua raporton se për tri vjet rresht u dhunua nga i dyshuari në Prishtinë

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës një rast të rëndë dhunimi.
Viktima ka raportuar se për tri vjet rresht, nga viti 2018 deri më 2021 është detyruar të kryej marrëdhënie seksuale nga i dyshuari.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë hetime lidhur me këtë rast kanë nisur.
“Prishtinë 2018-2021. Viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën e cekur, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale. Nuk raportohet për të arrestuar rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.





















