Connect with us

Kosovë

Një 15-vjeçar vdes në Mitrovicë pasi ra nga ndërtesa

Publikuar

Një 15-vjeçar ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Luan Haradinaj” në Mitrovicë, ku si pasojë e lëndimeve ka gjetur vdekjen.

Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zëdhënësi Zahiti bëri të ditur se rasti po hetohet dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion.

Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ” Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Avni Zahiti./Reporteri.net/