Lajme
Ngelën me skaf në mes të detit, Policia e Vlorës shpëton 4 persona

Katër persona që kishin në mes të detit në Vlorë pasi skafi i tyre kishte pësuar defekt, u shpëtuan nga Policia Kufitare e Vlorës.
Të katërt ngelën në vendin e quajtur “Shën Vasil” dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 4 shtetasve, me një mjet tjetër lundrues.
Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë ata në breg, duke i shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare. Të katërt shtetasit aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. /tvklan.al




















