Lajme
Netët festive në “Kodër të Diellit”/ Akuza në drejtim të drejtorit Avziji për shkak të mos korrektësisë

Drejtori i emëruar nga rradhët e BDI-së, Adem Avziu, sonte ka tradhëtuar njërin ndër DJ më të zhurmshëm dhe më të dashur për tetovarët duke e lënë të pret diku reth 1 orë në motin e ftohtë -7 dhe në fund të ja anulon mbrëmjen për problemet e veta personale.
Marrëveshja ka qenë që ai të lëshon muzikë në pistën siç njihet me emrin GEE, është kontaktuar vet nga Drejtori Adem Avziu dhe në fund ai e ka tradhetuar atë.
Artisti i Tetovës DJ YOUNG B i cili është DJ i reperit të njohur Tetovarë, S4mm.
DJ YOUNG B është revoltuar nga kjo ngjarje që i ka ndodhur ati duke bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook ku shkruan:
“Të dashur Art dashës dhe vizitorë të pasurisë tonë tetovare “Kodra e Diellit”
Ju kërkoj ndjesë publike pasi që sot nuk munda të jem pjesë e organizimit të KodraFreeRiders dhe Elem Turs SEPSE ….
Nuk do e zgjas shumë thjesht dua që ta sqaroj shkurtimisht zhgënjimin ndaj Drejtorisë së Elem Turs.
I them publikisht drejtorit Adem Avziu, vlerësimin për artin dhe artistët e keni në kahjen e gabuar.
Eshtë një kohë që artistët kanë një zë inkurajues për ta parë TETOVËN sa më mirë, dhe do ju kisha sygjeruar që problemet tuaja personale mos ti shfaqni tek njerëzit tjerë, në rastin konkret tek Artistët.
Fjala duhet t’i ngjaje njeriut dhe njeriu fjales…!!
Respekt per djemt e KODRAFREERIDERS”.

















