Connect with us

Lajme

Në Kodër të Dielli -12 gradë Celsius, shtresa e borës arrin 76 centimetra

Publikuar

Në shumë qytete dhe vendbanime të Maqedonisë së Veriut, si dhe në zonat malore në mëngjesin e sotëm janë matur temperatura minus. Temperatura më e ulët ka qenë në Kodër të Diellit -12 gradë, në Hanet e Mavrovës -7 gradë, në Berovë dhe Krushevë -6, në Dibër -4, në Strumicë dhe Ohër -3, në Prilep.

Më shumë borë ka në Kodër të Diellit 76 centimetra, në Hanet e Mavrovës 16, në Llazaropole 10, në Krushevë gjashtë dhe Gjurishtë tre.

Mëngjesin e sotëm në shumë vende moti është me vranësira të theksuara, ndërsa pjesërisht vranësira të reduktuara ka në pjesët jugore.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë, vende-vende me periudha të diellit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 1 deri në 9 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë në 5 gradë.

NA NDIQ NË FACEBOOK