Connect with us

Kosovë

Në cilat vende u përdorën kamerat e sigurisë në mënyrë të kundërligjshme?

Published

on

Krenare Sogojeva Dërmaku, komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), ka treguar për shkeljet që janë gjetur nga Agjencia lidhur me vendosjen e kamerave të sigurisë.

“Që nga viti 2022 janë 172 vendime, janë 107 ankesa për të cilat kemi lëshu vendime për kamerat dhe shkeljet më të mëdha që kemi identifikuar deri më tani janë në sistemin e vëzhgimit me kamera në bazë të përmbajtjes së kritereve, marketingun e drejtpërdrejtë, pastaj marrjen nga këto kamera me biometri që është një çështje e shprehur në vendin tonë, po ashtu të dhënave personale në përgjithësi për procese të ndryshme”, ka thënë e para e Agjencisë, për Kallxo.com.

Sogojeva Dërmaku ka thënë se në mbi 100 inspektime të kryera në tërë territorin e Kosovës pothuajse në 99% të rasteve kamerat e sigurisë kanë qenë të vendosura pa kritere ligjore.

“Brenda afatit kohor shumica na janë përgjigjur, po ka pasur raste të cilat nuk janë përgjigjur dhe në raste të tilla ne e kemi fazën e kontrollit se a e kanë zbatuar rekomandimin tonë dhe në raste të tilla, kanë rezultuar se janë në rregull, për ato të cilat nuk janë lajmëru çka kemi gjetë dhe çka është shumë interesant edhe të cilat i kemi në proces dhe sipas planit i kemi vendosur në këtë tremujor”, ka thënë komisionerja.

Krenare Sogojeva Dërmaku ka treguar se pasi bizneset nuk zbatojnë rekomandimet e AIP, bizneset gjobiten dhe dënimin duhet ta paguajnë me para.

NA NDIQ NË FACEBOOK