Connect with us

Kosovë

Në Bardhosh të Prishtinës babai tenton ta vras të birin me sëpatë

Publikuar

Sot në familjen Latifi në Bardhosh të Prishtinës, është arrestuar një 65-vjeçar, i cili po dyshohet se ka tentuar ta vrasë të birin e tij, duke e goditur me sëpatë, në orët e mëngjesit.

Mësohet se viktima 35-vjeçar është pranuar në këtë qendër me plagë në kokë, me ç’rast mjekët janë intervenuar dhe gjendja e tij fatmirësisht është stabile.

Kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se i kishte paraprirë një debat mes palëve, ku bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë babai i tij e kishte kërcënuar se do ta vrasë. Ashtu edhe tentoi, ku pas këtij konflikti ai dyshohet se iu vërsul me sëpatë.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar Policia posa ka marrë informacionet për rastin, ku ka konfiskuar mjetin që e kishte përdorur i dyshuari, ndërkaq i njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe më pas me urdhër të prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën “vrasje në tentativë”.

NA NDIQ NË FACEBOOK