Kosovë
Mjeku kosovar vdes në spital gjatë orarit të punës, nisin hetimet

Një mjek ka vdekur sot gjatë orarit të tij të punës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Nga Prokuroria Pejës kanë konfirmuar rastin dhe sipas dyshimeve fillestare bëhet fjalë për vdekje natyrale.
Për t’i hequr të gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë.
“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, kanë thënë nga Prokuroria e Pejës. /Reporteri.net/




















