Connect with us

Kosovë

Mërgimtari s’e lë rehat ish bashkëshorten e tij në Rahovec, shpallet në kërkim policor

Publikuar

Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Shpesh herë ndonëse viktimat pajisen me urdhërmbrojtës, as kjo nuk i ndalon të dyshuarit që të vazhdojnë dhe të shqetësojnë ish-partneret e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Rahovec, ku një burrë dyshohet se ka fyer ish bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se 43-vjeçari dyshohet që në rrjete sociale ka dërguar mesazhe me përmbajtje ofenduese dhe fyese ndaj viktimës.

Përballë kësaj situate, 30-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka bërë me dije se muaj më parë të dyshuarin e kishte denoncuar për dhunë në familje dhe si rrjedhojë, ishte pajisur me urdhër mbrojtës nga gjykata.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Mospërfillja e vendimit të Gjykatës’ dhe i dyshuari i cili ndodhet jashtë vendit, është shpallur në kërkim policor.

NA NDIQ NË FACEBOOK