Connect with us

Lajme

“Më ngacmoi se*sualisht motrën”, arrestohet mësuesi i fiskulturës që u dhunua nga vëllai i një nxënësje

Publikuar

Mësuesi i fizkulturës në Tepelenë, Kleanth Laçi është arrestuar nga policia nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj dy vajzave të mitura të cilat mësonin në shkollën 9 vjeçare ku jepte mësim. Ndaj mësuesit 59 vjeçar rëndojnë për ngacmim seksual dhe kallëzim të rremë, njofton policia.

Gjithashtu në polici ndodhet dhe 29 vjeçari Alvi Gumeni, i cili u dorëzua ditën e djeshme në polici duke pranuar se kishte dhunuar mësuesin pasi i kishte ngacmuar seksualisht motrën e mitur. Ndërkohë vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorëve të tij.

LEXO EDHE: “Eja se më ka ngacmuar”/ Dhunoi mësuesin në Tepelenë, vetëdorëzohet autori: U ktheva se motra më kërkoi ndihmë

Alvi Gumeni emigrant është kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes së të motrës për ndihmë pasi 13 vjeçarja pretendonte se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi 59 vjeçar. Gumeni ka dhënë shpjegimet e veta për dhunën ndaj mësuesit pasi u vetëdorëzua dje në polici.

Ai ka thënë se e ndërmori këtë veprim në kushtet e ndihmës që i pati kërkuar e motra e tij nxënëse e Kleanthi Laçit pasi ky i fundit sipas dëshmisë së të vëllait të 13 vjeçares, e kishte ngacmuar shume herë seksualisht.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarjen e ndodhur në datën 16.01.2023, në vendin e quajtur “Zona industriale”, Tepelenë, ku disa shtetas kanë goditur me mjete të forta shtetasin K. L., 59 vjeç, banues në Tepelenë (mësues), kanë ndaluar njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin:

A. G., 29 vjeç, banues në Tepelenë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Vetëgjyqësia”. Vijon puna intensive për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorëve të tij. Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë ndalimi i shtetasit të dëmtuar K. L., 59 vjeç, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Kallëzimi i rremë”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kallëzimet e marra në lidhje me këtë rast, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase të mitura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

 

NA NDIQ NË FACEBOOK