Connect with us

Bota

Mban mbiemrin e së ëmës, vajza e Matteo Messina Denaro: Nuk dua ta shoh…

Publikuar

Vajza e Matteo Messina Denaro, Lorenza Alagna, 27 vjeç, ka deklaruar se nuk dëshiron ta shohë babanë e saj, as në burg dhe askund tjetër. Sipas mediave italiane kështu iu ka thënë 27 vjeçarja të afërmve të saj, nënës dhe partnerit Nino.

Vajza  ka lexuar gazetat online me foto dhe artikuj për të atin dhe u tha të afërmve se nuk donte të shihte me sy babain e saj.  Nga burime të familjes së Lorenza Alagna për “Il gazettino”, rezulton të jetë ky tani për tani vendimi i të resë.

Kush është Lorenza Alagna

Lorenza, vajza e Françeskës, është vajza e vetme zyrtare e bosit të mafies të arrestuar pas 30 vitesh në arrati.

Ajo jetoi në shtëpinë e gjyshes nga babai me të ëmën deri në vitin 2013, më pas së bashku vendosën të shkëputnin lidhjet e ngushta me familjen e Matteo Messina Denaro dhe të shkonin të jetonin diku tjetër.

Francesca, e cila mban mbiemrin e saj nga nëna, jeton në Castelvetrano dhe më 14 korrik 2021 u bë nënë e një fëmije që nuk ka të njëjtin mbiemër me gjyshin e tij.

Pasioni i Matteo Messina Denaro për femrat ishte i njohur. Ai kishte disa të dashura edhe kur ishte në arrati, të paktën pesë prej tyre u bënë publike.

Ndërkohë gjatë kohës që kurohej në spital, ai u kishte thënë mjekëve të klinikës së Palermos ku ishte operuar se “ka dy vajza, dhe se nuk ka të afërm të tjerë”./Opinion.al

Shqipëri29 minutes ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota1 hour ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota1 hour ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni2 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri2 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme3 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi4 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme4 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni4 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme5 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri5 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Kosovë6 hours ago

“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional…”, Haxhiu me inteligjencë artificiale shkruan komunikatën për gjeneralët e rinj

NA NDIQ NË FACEBOOK