Connect with us

Kosovë

Mashtrohet punëtori i Postës, i riu vjedh dy iPhone 14 dhe e kthen paketimin thatë

Publikuar

Kompanitë e ndryshme që funksionojnë si posta të shpejta janë shpesh cak i vjedhjeve e grabitjeve. Punëtorët janë ata që ballafaqohen me hajnat që shpesh i sulmojnë e gjejnë forma të ndryshme për të kapur sado pak gjësende me vlerë ose para ta gatshme.

Për një rast të tillë që ka ndodhur mbrëmë në Pejë, Policia ka arrestuar një 21-vjeçar.

Këtë herë viktimë ishte një punëtor i Express Postës, i cili u mashtrua nga një qytetar, të cilit ia dërgoi një pako me dy telefona, për çka i dyshuari duhej të paguante rreth 3 mijë euro. Rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, të shtunën në orët e mbrëmjes.

NA NDIQ NË FACEBOOK