Kosovë
Lirohet kosovari që u arrestua nga policia serbe, dyshuan se është person tjetër

I riu kosovar Tefik Sejdiu, i cili ishte ndaluar nga policia serbe në kufirin Hungari-Serbi tashmë është liruar nga autoritetet atje.
25-vjeçari u ndalua nën dyshimin se ishte një person tjetër i kërkuar nga Serbia, por pasi ka dhënë deklaratë u vërtetua se nuk ishte ai person.
Ndryshe, në një grup në Facbook, i cili bën thirrje për bojkotim të produkteve serbe, dikush fillimisht njoftoi se një shtetas nga Kosova i moshës 25-vjeçare është arrestuar në Serbi.
Qytetari Blerton Ademi shkroi se bëhet fjalë për një person i quajtur Tefik Sejdiu, që siç shkruante ai është arrestuar nga agjentë të policisë serbe.
“Policia serbe vazhdon terrorin ndaj shtetasve të Kosovës. Tefik Sejdiu i moshës 25 vjeçare u arrestua sot nga agjent të policisë serbe gjatë udhëtimit nëpër Serbi”, ka shkruar ai.






















