Lajme
Lëvizja BESA: Po në takim me Edi Ramën, por jo në një tavolinë me Ali Ahmetin

Zëdhënësi i Besës Faruk Avdiu në një prononcim për mediat ka deklaruar se kreu i Besës, Bilall Kasami do të merr pjesë në takimin e ftuar nga Edi Rama por jo të ulet në një tavolinë me Ali Ahmetit.
Sipas Avdiut, BDI çdoherë kur ka telash keqpërdor tryezën politike.
“Në si Lëvizje Besa nuk kemi asnjë dilemë të vetme tek qëllimi I pastërt të kryeministrit të Shqipërisë, për atë që interesohet për situatën politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shqetësimi jonë si Lëvizje është tek Bdi dhe Ali Ahmeti, tek lojërat dhe hilet e tij sa I përket këtyre takimeve, pasi që çdo herë kur ai ka telashe brenda Bdi keqpërdor diçka të tillë, anada ne përgjigjemi pozitivisht ftesës së kryeministrit pa e parë të arsyeshme të ulemi e Bdi dhe Ali Ahmetin në një tryezë”, ka deklaruar Faruk Avdiu.
















