Connect with us

Kosovë

Kujdes! Kjo është kartëmonedha më e falsifikuar që po qarkullon në treg

Publikuar

Paratë false kanë vijuar të qarkullojnë në Kosovë edhe gjatë vitit të kaluar. Edhe pse, sipas Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ka pasur rënie të numrit të parave të falsifikuara më 2022 në krahasim me vitin paraprak. Prerja 100 euroshe ishte kartëmonedha më e falsifikuar ndërsa 2 euro ishte monedha më e falsifikuar.

Specialisti i lartë për dokumente dhe dorëshkrime pranë Agjencisë kosovare për Forenzikë tha se në vitin 2022 kanë pasur rreth 800 kartëmonedha të falsifikuara dhe mbi 10 mijë monedha metalike.

“Në vitin 2021 kemi pasur gjithsej 5625 kartëmonedha të falsifikuara, ku kartëmonedha më e falsifikuar ka rezultuar kartëmonedha në vlerë 100 euro, pra 2639 ka qenë numri i kartëmonedhës dhe verifikohet që ka qenë një nga kartëmonedhat më të falsifikuara, ndërsa sa i përket monedhave në vitin e njëjtë kanë qenë gjithsej 10 mijë e 589 dhe nga ky numër monedha më e falsifikuar rezulton monedha në vlerë 2 euro, shifra e të cilës është 9 mijë e 991 copë. Ndërkaq në krahasim me vitin 2022, është kartëmonedha 100 euro më e falsifikuara, pra gjithsej kanë qenë 356 copë, ndërsa monedha metalike ka qenë 2 euro, shifra e monedhave të falsifikuara në këtë vlerë është 8 mijë e 434 copë”, theksoi Selimaj.

Selimaj ka treguar për qytetarët edhe disa hapa që mund të vërejnë nëse paratë janë false pa pasur nevojë të përdorin aparaturë për të verifikuar.

NA NDIQ NË FACEBOOK