Connect with us

Kosovë

Kryeministri Kurti fillon takimin me këshilltarin amerikan, Derek Chollet

Publikuar

Pas takimit që ka pasur me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, këshilltari amerikan, Derek Chollet, ka filluar takimin edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Takimi po mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Sikur në takimin me Osmanin edhe këtu nuk pritet të ketë deklarim për media pas takimit.

Siç ka njoftuar DASH, me krerët e institucioneve në Kosovë, Cholleti pritet të bisedojë për integrimin euroatlanik përfshirë arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve me Serbinë, bazuar në njohje reciproke.

Chollet e ka nisur vizitën në Ballkan nga Shkupi. Pas Kosovës, këshilltari amerikan pritet të vizitojë edhe Serbinë.

Ai po shoqërohet nga i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas njoftimit të DASH-it, ai do të bisedojë me krerët në Kosovë dhe të Serbisë për integrimin euroatlantik, përfshirë edhe arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes dy shteteve, të bazuar në njohje reciproke.

NA NDIQ NË FACEBOOK