Connect with us

Bota

Kroaci, ekskavatori “shpëton” autobusin e ngecur në borë

Publikuar

Një ekskavator i ka dalë në ndihmë një autobusi që kishte ngecur në borë në regjionin e Dalmacisë në Kroaci.

Autobusi lokal i linjës numër 29 ngeci në borë në brendësi të qytetit të Omisit. Me ndihmën e ekskavatorit, hidraulikës dhe një litari të fortë, autobusi ia doli të dilte nga bora.

Miro Deliq, drejtori i kompanisë së autobusëve, ka thënë se normalisht nuk ka probleme të mëdha dhe vonesa të linjave të autobusëve që kalojnë nëpër zonën ku ka rënë bora. Por ngeca e autobusit të linjës 29 ishte e papritur, sipas Deliqit.

“Ne kemi pajisje të mira dhe nuk ka linjë që nuk funksionon për shkak të kushteve dimërore. Ka pasur disa probleme me kalimin e automjeteve të tjera që nuk janë gati për borë, por nuk janë shënuar vonesa të mëdha”, ka thënë ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK