Lajme
“Kot e ke ministrin nëse…” – Ardian Demiri: ASH ka dy mundësi për të përfituar

Analisti dhe avokati i njohur, Ardian Demiri në lidhje me hyrjen eventuale të ASH-së në qeveri, ka theksuar se kjo parti duhet patjetër të negociojë funksionimin e koalicionit që tani, në fazën fillestare. Kjo sepse, sipas tij, kot janë dy apo re funksione kur nuk kanë fuqi të bëjnë një punësim apo të marrin vendime të pavarur.
“ASH e ka patjetër që bartësit e funksioneve që do ti caktojë, t’i ketë mbi nivelin e partisë tjetër që është në pushtet dhe këtu ta bëjë dallimin… Momenti tjetër është se të qënurit në pushtet nuk është me rëndësi të kesh ministra apo funksionarë sepse nëse nuk ke koalicion funksional, ministrin e keni kot. Nëse nuk i zgjidhin edhe problemet teknike, ASH nuk e fuqizon partinë me emërimin e dy tre ministrave apo drejtorëve, por duhet profesionalisht ta angazhojë anëtarësinë e vet. Nëse ke ministër dhe ai nuk mund të bëjë një punësim në ministrinë e vet sepse nuk e lejon ministri i financave, atëherë kot është ministri yt. Patjetër në këtë fazë ta negociojë funksionimin e koalicionit”, deklaroi mes tjerash Demiri./KlanMacedonia