Connect with us

Kosovë

“Kom me ta vra vëllain”, urdhri mbrojtës s’e ndal kosovarin, kërcënon ish-gruan

Published

on

Jo rrallëherë ndodh që burrat të cilët janë ndarë me bashkëshortet e tyre, shkelin urdhrat mbrojtës të lëshuar nga Gjykatat dhe u shkaktojnë frikë e shqetësim ish-grave. Për pasojë vepra përsëritet e madje me raste përfundon edhe tragjikisht.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar seriozisht ish-bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se 55-vjeçari kishte shkuar në vendin ku punon viktima dhe të njëjtën e ka kërcënuar se do ia sheh sherrin dhe do ia vrasë vëllain.

Përballë kësaj situate, 38-vjeçarja që është e pajisur me urdhërmbrojtës, ka denoncuar rastin në Polici dhe si rrjedhojë i dyshuari është arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj 55-vjeçarit të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mospërfillje e gjykatës’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

NA NDIQ NË FACEBOOK