Connect with us

Kosovë

Kërcënohet kryetari i Bashkësisë Islame në Prizren, kjo është arsyeja

Publikuar

Kryetari i Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha është futur në telashe me një person, i cili po dyshohet se e ka kërcënuar gjatë ditës së sotme. Motivi i kanosjes sipas informacioneve të para dyshohet se lidhet me një pronë të Bashkësisë Islame.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një person e ka kanosur seriozisht Berishën, për shkak të qirasë së një lokali, që është në pronësi të Bashkësisë.

I dyshuari (emër i njohur për redaksinë), për shkak se nuk e ka paguar qiranë dhe një obligim i tillë i është kërkuar që të kryhet, e ka kanosur kryetarin Berisha.

Sinjali posedon më shumë detaje në lidhje me rastin, por nuk do t’i bëjë publike derisa të ndërmerren veprimet e tjera hetimore nga organet e rendit.

Në lidhje me rastin, Sinjali ka kontaktuar edhe Berishën, i cili nuk e ka mohuar incidentin, por të cilin nuk e ka quajtur si kërcënim.

Ai ka deklaruar shkurt se ka të bëjë me ofendim, teksa ka refuzuar të jap më shumë detaje, duke kërkuar “qe të mos shqetësohet”. /GazetaSinjali/

NA NDIQ NË FACEBOOK