SKENA
Këngëtari i njohur shqiptar i bën propozimin magjik partneres live në emision, ja “kërkesa” e veçantë drejtuar saj

Mateus Frroku i propozoi live për martesë të dashurës së tij në emisionin e artistes Rozana Radi, “Një Gotë Rose”.
Gjatë një bisede të gjatë për familjen e karrierën, Mateus tregoi se nuk është shumë i kujdesshëm kur vjen puna te marrëdhënia me prindërit, e më shumë me nënën e tij. Ai premtoi se do t’i jetë më pranë familjes dhe se pendohet që nuk i telefonon më shpesh.
Pak kohë më parë vetë Mateus zbuloi se është në një lidhje me një vajzë, të cilës sonte i ka kërkuar publikisht martesë dhe për më tepër dëshiron që së shpejti të bëhet edhe baba.



















