SKENA
Kapitenët zihen kush është “luani”, Luana Vjollca: Disa lindin

Ka startuar spektakli i argëtimit të së dielës mbrëma “Zemër Luana” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës në televizionin Klan.
E si gjithmonë në hapje të programit shohim dy kapitenët e skuadrave “Luanët e kuq” me Bes Kallakun dhe “Luanët e verdhë” me Olsi Bylykun që “grinden” se kush do të fitojë dhe për këtë duhet autorja Luana që të vendosë qetësinë në studio se dyshja nuk përmbahen.
Këtë herë ata kishin një “problem” kush prej tyre ishte “luani”, pasi moderatorja i thirri për në skenë “Zemer Luaneeee!”. Mirëpo doni të dini përgjigjen që u dha Luana pasi kapitenët po tentonin të “ulërinin” si “luan” secili më fort?
“Disa lindin “luan” disa duan të bëhen “luan”, por të jesh mbret s’ka nevojë t’i biesh gjoksit e ta thuash! Mos harroni se mbretin e luajnë oborrtarët!”, përfundoi autorja Vjollca, duke filluar menjëherë mbrëmjen pas duartrokitjeve të forta të publikut pas deklaratës./tvklan.al






















