Connect with us

Lajme

Kanosi me automatik bashkëshorten dhe fëmijët dhe ushtroi dhunë ndaj tyre, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

Publikuar

Finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “No More” ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje në fshatin Pistë të Kukësit.

40-vjeçari me iniciale B.F. është arrestuar në flagrancë pasi gjatë një konflikti në familje ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me automatik bashkëshorten dhe fëmijët.

Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të 40-vjeçarit B.F., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 karikator me fishekë, 9 kapsolla detonatore dhe 3 metër fitil zjarrpërcjellës.

40-vjeçari është me precedent të mëparshëm kriminal, për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /tvklan.al

NA NDIQ NË FACEBOOK