Connect with us

Bota

Itali/ Rrahën me shkop bejsbolli shqiptarin derisa vdiq, jepet dënimi për dy autorët

Publikuar

16 vjet e tetë muaj burgim për marokenin 31-vjeçar Abdel Wahaad Hoshush dhe 10 vjet e tetë muaj për bashkatdhetarin 35-vjeçar Bouch Bouchta Chari.

Këto janë dy dënimet e shkallës së parë të marra sot në gjykatën në Mantua nga gjyqtarja Arianna Busato për vrasjen në Piazzale della Favorita al Boma më 2 korrik 2021, kur mbeti i plagosur për vdekje 23-vjeçari shqiptar Atiljo Ndrecaj.

Mediat italiane shkruajnë se dy shtetasit maroken gjithashtu do duhet të paguajnë edhe 16 mijë euro dëmshpërblim.

Ngjarja

I riu shqiptar, Atiljo Ndrecaj ishte rrahur me një shkop bejsbolli, deri në atë pikë sa i kishin thyer kafkën e kokës. Dyshimet janë se kjo ngjarje është pasojë e trafikut të drogës.

Bouch Bouchta Chari ishte arrestuar gjashtë ditë pas aktit të rëndë të përgjakshëm në një tren në provincën e Varese. Ai kishte deklaruar se kishte qenë i pranishëm në Piazzale della Favorita mbrëmjen e vrasjes, por se nuk ishte ai që vrau të riun shqiptar.

Nga ana tjetër, Hoshush, i cili gjithashtu u arratis menjëherë pas rrahjes, ishte gjurmuar në janar 2022 në Algeciras të Spanjës pranë ngushticës së Gjibraltarit, ku Guardia Civil, në bazë të informacionit të dhënë nga bërthama hetimore e Karabinierëve të Mantovës dhe ishte arrestuar.

NA NDIQ NË FACEBOOK