Ardit Gjebrea: Më trego pak momentet kur morët këtë vendim dhe si ishte ndarja me Samantën.
Esmeralda: Burri tha, tani kemi një rrugë, o do ikim të dy bashkë, ose ti do qëndrosh dhe unë do shkoj andej, por nuk i dihet se sa mund të rri. Vjehrra tha ti do marrësh nusen, vajzën do e mbaj unë, ju shkoni, ndoshta del ndonjë mundësi pastaj dhe e merrni.
Ardit Gjebrea: Si ishin ato netët e fundit, se Samanta ishte 8 muajshe, e kishe në gji.
Esmeralda: Po ja hoqa gjoksin 3-4 ditë para që të mësohej. Unë me burrin rrinim nga dhoma tjetër dhe vajzën e mbante kunata dhe qante për gjoksin. Gjithë natën ja dëgjoja të qarat. Doja të shkoja ta merrja në krahë, nuk mundesha se kërkonte gjoksin. Kështu kaluan 2-3 ditë, erdhi dita kur do niseshim. Ka qenë më e vështira, sepse vjehrra kishte vajzën në krahë. Në momentet ku do iknim burri nuk e takoi. Vjehrra më tha mos e tako, se ndoshta nuk të ecën se e ke mendjen këtej. Nuk e kam takuar, vajza ka qarë. Kam ikur me lot në sy dhe me mendje mbrapa për vajzën. Gjithmonë për një jetë më të mirë për Samantën, për ne dhe se siç dihet në Shqipëri nuk ka asgjë, as punë asgjë. Gjithsesi shkuam në Angli me shumë vështirësi, por ja arritëm./tvklan.al























