Lajme
Hyri t’i vidhte kanabisin në shtëpinë e barit/ Banda e shqiptarëve masa*rojnë për vdekje 23-vjeçarin dhe e hedhin në rrugë

Janë burgosur tre anëtarë të një bande shqiptare në Uells që rrahën për vdekje një 23-vjeçar dhe e hodhën në rrugë, raporton Lad Bible.
Trupi i Tomasz Waga nga Dagenham u gjet i rrahur brutalisht në Westville Road në Cardiff më 28 janar 2021.
Josif Nushi, Mihal Dhana dhe Hysland Aliaj u shpallën fajtorë për vrasjen e Waga-s të martën (10 janar) pas një gjyqi në Newport Crown Court.
Waga u përpoq të grabiste fabrikën kanabisit të bandës së shqiptarëve së bashku me tre persona të tjerë. Aliaj dëgjoi se burrat hynë brenda dhe njoftoi anëtarët e tjerë të bandës, Nushin dhe Dhanën, të cilët arritën në shtëpi për pesë minuta.
Waga dhe Carl Davies, të cilët kishin mbetur në shtëpi për të mbledhur bimët e kanabisit, u përpoqën të iknin nga një dritare në katin e sipërm, por u kapën nga tre shqiptarët.
Davies arriti të dilte nga fabrika, me disa lëndime dhe u fsheh pas një muri aty pranë. Por Waga mori 28 plagë, duke përfshirë trauma të rënda në kokë e brinjë të thyera.



















