Connect with us

Lajme

“Humba gjithçka dhe…”/ Iku në Britani me gomone, i riu shqiptar kapet në “shtëpinë e barit”

Publikuar

Një i ri shqiptar është dënuar me tetë muaj burg nga autoritetet britanike pasi u kap në një shtëpi bari.

BBC raporton se shqiptari Din Truni u arrestua të shtunën pasi u kap në një shtëpi ku po kujdesej për 200 rrënjë kanabis me vlerë 177 mijë paund.

20-vjeçari shqiptar kishte vetëm dy muaj që kishte shkuar në Britani me gomone.

Gjykatës iu tha se Truni humbi gjithë pasurinë dhe nuk kishte para dhe as strehim.

I dëshpëruar nga kjo, shqiptari ra dakord që të kujdes për bimët narkotike. Pas vuajtjes së dënimit, i riu shqiptar do të përballet me dëbimin nga Anglia.

NA NDIQ NË FACEBOOK