Kosovë
Halil Geci paralajmëron masa*ër të përgjakshme nëse formohet Asociacioni

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Halil Geci po kundërshton themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ai thotë se, vetëm protestat masive munden ta ndihmojnë situatën politike të krijuar nga tradhtarët e atdheut si mbështetje e qeverisë për mos miratimin e zajednicës.
Geci pohon se këtë po e kërkon Vuçiqi me mbështetjen ndërkombëtare.
Ai pohon se, edhe lëvizjet e Edi Ramës herë në Broj të Drenicës, her në Serbi në bashkpunim me agjentin e FBI-së, i shitur te Rusia McGonigal i cili u arrestuar nga shteti i tij për spiunazh, tregon se, Rama ka funksionuar si Karma për ta korruptuar agjentin e FBI-së dhe për ta zbehë imazhin e Kurtit në Administraten amerikane të presidentit Biden/
“Këtë e bëri kinse Kurti është Antiamerikani më i madhë në Ballkan i lidhur me Iranin, me qëllimin e vetëm për ta rrëzuar nga pushteti Kurtin dhe për t’i sjellur në pushtet hajnat dhe nënshkruesit e asociacionit me kompetenca ekzekutive të cileët populli i ka larguar me revulucionin e votave, e që zor se do të kthehen në pushtet për një kohë të gjatë. Të njëjtën gjë Kristaq Rama e ka bë edhe me Sali Berishën duke e korruptuar agjentin e FBI-së për ta futur nën grata Sali Berishën, me qëllimin e vetëm për ta ndarë dhe minuar Kosovën dhe për t’ia garantuar vetes kolltukin e përjetshëm të kryeministrit, si dhe për t’i zbatuar projektet e nisura me Vuçiçin, Kristaçit i duhej angazhimi për ta rrëzuar Albinin nga pushteti, dhe Sali Berishës për tja mbyllur gojën që t’mos ka kush të flas për Kosovën, duke e larguar nga parlamenti, me qëllim për t’ua lehtësuar hajnave në Kosovë ardhjen në pushtet e më pastaj për të realizuar projektin të ndarjes dhe asociacionit të komunave serbe me kompetenca ekzekutive”, pohon Geci.
Sipas tij, ngjarja e dhimbshme e Agjentit të FBI-së ka sqaruar shumqka, ngase disa nga politikanet tonë kanë ra pre e parasë ruse të ndikuar nga Mcgonigal, kjo është për dhimbje, ngase veprimet e Macgonigal na kanë shokuar të gjithve.
“Kundershtarët politik të Kryeministrit Kurti, disa analistë e politikanë, e zuzar i llojit të ish ambasadori Besim Beqajt e të pronto mafisë që flasin me gjuhë dhelpre e kafshojnë me dhëmbë ariu na kanë shurdhuar b*… nëpër ekrane televizive si edhe portalet të ndikur nga paratë ruse duke e sharë Vjosën dhe Albinin dhe duke i quajtur antiamerikan”, shprehet ai.
“Me këto veprime Rama dhe agjenti i FBI-së të lidhur fort me shërbimet Ruse i kanë bërë dëme të mëdha Kosovës, besa edhe Shqipërisë. Protestat masive munden ta ndihmojnë situaten politike të krijuar nga tradhtarët e atdheut si mbështetje e qeverisë për mos miratimin e zajednicës, që po e kërkon Vuçiqi me mbështetjen ndërkombëtare”, përfundon Halil Geci./Botasot/




















