Connect with us

Kosovë

Hajni vjedh dhe sulmon sigurimin e ‘Viva Fresh’ në Prishtinë, arrin të…

Published

on

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi private, biznese, institucione financiare, që po shkaktojnë ankth e pasiguri e humbje të mëdha financiare. Hajnat në shumë raste arrijnë që të ikin pa u vërejtur, por shpesh herë hasin edhe në pronarët e shtëpive apo punëtorët e kompanive të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

Me një rrezik të madh është përballur sot një punonjës i sigurimit të marketit ‘Viva Fresh Store’ në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë, pasi u konfrontua me një person që u kap duke vjedhur.

Sinjali mëson se i dyshuari derisa po tentonte që të largohej nga marketi, ka sulmuar me sprej në fytyrë punëtorin e sigurimit, i cili si pasojë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë kontaktuar me menaxherin e marketit dhe janë vënë në dijeni që i dyshuari ka vjedhur gjësende në vlerë të rreth 150 eurove.

Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e të dyshuarit, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje grabitqare’./GazetaSinjali/

NA NDIQ NË FACEBOOK