Connect with us

Kosovë

Gold AG zbulon personazhet që kanë nderuar vendin dhe atë që u ka marrë fytyrën shqiptarëve!

Publikuar

Mbrëmja e sotme në “Zemër Luana” ka nisur me muzikë të mirë dhe shumë argëtim. Ndër të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca ka qenë edhe reperi Gold AG. Ai është bërë edhe pjesë e lojës në fund, “Në Gojë të Luanit”, ku Gold Ag duhej t’i përgjigjej një pyetjeje, ose të bëhej pis.

“Ti je një nga reperët që ndër vite ke qëndruar brenda kornizave të tua dhe shumë serioz. Ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam të dimë emrin e personazhit shqiptar që për ty është nder i vendit dhe emrin e personazhit shqiptar që sipas teje na ka marrë fytyrën!”. Ka qenë kjo pyetja, ndërkohë që Gold Ag ka përzgjedhur si nder Adem Jasharin dhe si personazh që i ka marrë fytyrën vendit, Rrahman Morinën.

Rikujtojmë se Rrahman Morina ka qenë politikan i Partisë Komuniste të Kosovës, që ka bashkëpunuar me Serbinë dhe është quajtur tradhtar i Kombit./tvklan.al

VIDEON MUND TA SHIKON KETU

NA NDIQ NË FACEBOOK