Connect with us

Kosovë

Gjendet pa shenja jete një person në Gllogoc

Publikuar

Një person është gjetur pa shenja jete në Gllogoc. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:12.

Sipas raportit policor, viktima u dërgua në QKMF -në e Gllogocit, ku edhe u konstatua vdekja e tij.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin e policisë.

Rasti është inicuar si “Hetim mbi vdekjen”.

NA NDIQ NË FACEBOOK