Bota
Gjenden dy trupa të pajetë në Itali, njëri prej tyre shqiptar, dyshohet se…

Italia është tronditur pasi dy trupa të pajetë u gjetën dje në Casamicciola, në ishullin Ischia.
Viktimat janë gjetur të pajetë në banesat e tyre, pasi në të dyja rastet vlerësohet se kanë vdekur nga shkaqe natyrale.
Vdekja e parë, e një 46-vjeçari me kombësi shqiptare, është zbuluar nga Karabinierët rreth orës 18:30 të ditës së djeshme, të martë, 24 janar, ndërkohë që policia nuk ka vërejtur shenja dhune. Identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.
Rreth gjysmë ore më vonë u zbulua vdekja e dytë, një 66-vjeçar. Policia ka ndërhyrë pas kërkesës së një të afërmi që nuk ka marrë përgjigje nga burri, duke hyrë në shtëpi dhe ka gjetur të vdekur 66-vjeçarin, me gjasë prej disa ditësh.






















