Connect with us

Ndryshe

Georgina ‘pa frena’; pas makinës 345 mijë euroshe i dhuron Ronaldos çokollatat më të shtrenjta në botë

Publikuar

Georgina Rodriguez është një partnere e vëmendshme dhe shumë e kujdesshme. Për këto Krishtlindje, modelja dhe influencuesja jo vetëm që i ka dhuruar Cristiano Ronaldos një “Rolls Royce” të shtrenjtë, duke pasuruar kështu koleksionin e tij të makinave, por e ka ëmbëlsuar futbollistin portugez me çokollatën më të preferuar.

Një ngushëllim i ëmbël pas zhgënjimit të pësuar në Botërorin e fundit në Katar. Kjo nuk është si çdo çokollatë tjetër, por më e shtrenjta në botë.

Gjashtë copë kushtojnë pothuajse 10% të çmimit të makinës dhuratë për Krishtlindje (vlera e së cilës është 345 mijë euro).

Çokollata e preferuar e Cristiano Ronaldos është “Frozen Haute Chocolate”, e cila kushton 25.000 dollarë (rreth 23.000 euro).

Në përgjithësi kutia, e cila mund të blihet vetëm me porosi, përmban gjashtë copë, një byzylyk diamanti dhe një lugë çaji prej ari.

Çdo çokollatë është bërë nga 28 kakao nga vende të ndryshme të botës dhe 5 gram ari të ngrënshëm 23- karatësh.

Ajo u krijua nga Stephen Bruce, pronar i Serendipity 3 (një vend i njohur në Nju Jork, i famshëm për çokollatën e tij të nxehtë), me ndihmën e bizhuterive luksoze ‘Euphoria’.

NA NDIQ NË FACEBOOK