Connect with us

Kosovë

Familjarë e miq i japin lamtumirën e fundit Nysret Cenës

Publikuar

Familjarë, miq e shokë të familjes Cena u mblodhën pasditen e së mërkurës për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish- veteranit të UÇK’së, Nysret Cena, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash.

Cena u ekzekutua me breshëri plumbash brenda veturës së tij pak para mesnatës derisa ishte duke vozitur në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, shkruan Raporto24.

Vetura prej së cilës po dyshohet se është kryer akti është gjetur e djegur në një lokacion tjetër jo shumë larg vendit të krimit.

Ai ishte i akuzuar për dy raste, por që më pas ishte liruar nga akuzat.

Cena akuzohej për shpërthimin që kishte ndodhur në vitin 2007 në lokalin “Sekiraqa” në Prishtinë.

I njëjti së bashku me dy persona tjerë ishte i akuzuar për vrasjen e trefishtë afër Kaçanikut, ndodhur në vitin 2007, por që ishte liruar edhe nga kjo akuzë

NA NDIQ NË FACEBOOK