Connect with us

Ndryshe

Europa jep “OK” për qytetarët: Nga sot mund të konsumoni këto dy lloje insektesh!

Published

on

Autoritetet europiane së fundmi kanë legalizuar konsumimin e dy insekteve, ku përveç përdorimit të tyre në restorante kanë lejuar edhe shitjen e tyre ne markete.

Mesa duket, tashmë në meny-të e restoranteve europiane nuk do të ketë më vetëm biftek, bërxolla dhe peshk, por tashmë u shtohen edhe gatimet me karkaleca dhe buburreca.

Në mëngjesin e 24 janarit Komisioni Europian ka legalizuar përdorimin e insekteve për konsum. Agjencia Europiane e Ushqimit ka deklaruar se shumë qytetarë mund ta shohin me skepticizëm vendimin, por që në vend që të mendojnë shijen, ata duhet të mendojnë për benefitet që do të kenë nga konsumi i tyre.

Si fillim Agjencia ka legalizuar vetëm 4 lloje insektesh për supermarketet në Europë, ndërsa në restorante do të përdoren karkaleci i shtëpisë (Acheta domesticus) për konsumim si dhe krimbi i miellit (Alphitobius diaperinus).

Sipas Agjensisë Europiane të Ushqimit këto janë insekte të cilat ofrojnë shumë  benefite për trupin e njeriut dhe kanë përmbajtje të lartë proteinash.

NA NDIQ NË FACEBOOK