Lajme
EMRI/ E thirrën ‘për ta sqaruar’, dhunohet mësuesi i edukimit fizik

Një mësues fizkulture në Tepelenë ka rënë pre e dhunës mbrëmjen e kësaj të hëne. Kleanth Laçi është dhunuar nga disa pErsona ende të paidentifikuar.
Arsimtari i shkollës 9-vjeçare të qytetit është shoqëruar në spitalin e Gjirokastrës për ndërhyeje kirurgjikale nga familjarët, të cilët po ashtu kanë njoftuar policinë.
Sipas informacioneve të para arsimtari është thirrur nga tre persona të cilët kanë dashur ta sqarojnë për një bisedë me të dhe më pas e kanë dhunuar në mënyrë barbare.
Plagët e marra në trup janë përqendruar kryesisht në kokë, fytyrë dhe pjesën abdominale. Ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorëve.




















