Lajme
Ekskluzive: Të martën Edi Rama mbledh në Tiranë liderët e partive politike shiptare në RMV
Të martën, më 10 janar kryeministri shqiptar Edi Rama do të takoj në Tiranë liderët e partive politike në Maqedoninë e Veriut.
Siç mëson Zyrtare.net, takimi fillimisht ishte caktuar për të hënën por për shkak të angazhimeve të disa krerëve partiak është shtyer për të martën.
Ftesë për takim kanë marrë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ai i ASH-së, Arben Taravari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi. Që të katërt e kanë konfrimuar pjesëmarjen.
Nuk dihet cila është arsyeja e thirrjes së këtij takimi nga Kryeministri Rama por që vjen në një moment kyç kur në Kuvend duhet të votohen ndryshimet kushtetuese. /Zyrtare.net