Connect with us

Kosovë

Edhe një grabitje e armatosur gjatë të hënës: Kësaj radhe në Mitrovicë

Publikuar

Pasi u grabit një pompë benzine rrugës Ferizaj- Kaçanik, gjatë mbrëmjes u grabit një market në rrugën “Rifat Vidishiqi” në Mitrovicë.Një person nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë një shumë të parave dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Kështu bëri të ditur Avni Zaiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast”, tha Zaiti.
Ai bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 21:30.