Kosovë
E tmerrshme: Ndodh edhe në Kosovë, djali e rrah babain 89-vjeç

Pas një mosmarrëveshje, djali e ka sulmuar fizikisht babain e tij 89-vjeçar në Viti.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Osmani tha se dyshohet se autori i ngjarjes ka probleme psikike.
closevolume_off
“Është ndaluar për tretman mjekësor në repartin e Neurologjisë në spitalin rajonal të Gjilanit”, tha Osmani.
Ai theksoi se ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për “Dhunë në familje”.
Siç raportohet viktima është e moshës 89-vjeçare.


















