Connect with us

Kosovë

E shantazhonte se do t’i publikonte foto denigruese, arrestohet i dyshuari në flagrancë

Publikuar

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur është arrestuar në flagrancë i dyshuari që shantazhoi të dëmtuarën se do t’i publikonte fotografi denigruese në rrjetet sociale.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se pas zbatimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit nga Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Njësinë e Hetimeve të Stacionit Policor të Fushë Kosovës dhe asistencës nga Njësitë relevante të Stacionit Policor të Ferizajt, sot në orët e mëngjesit, të 20 janarit 2023, në sheshin e qytetit të Ferizajt, është arrestuar në flagrancë i pandehuri E.H, për shkak të veprës penale “Shantazhi.

I njëjti me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, e ka kanosur të dëmtuarën, duke i kërkuar shumën prej 1,500.00 € ose në të kundërtën do t’i postonte disa fotografi denigruese në rrjetet sociale, me të cilat do t’ia dëmtonte nderin dhe autoritetin e saj.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 20 janar 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas zbatimit të Masave të Fshehta të Hetimit dhe Vëzhgimit nga Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Njësinë e Hetimeve të Stacionit Policor të Fushë Kosovës dhe asistencës nga Njësitë relevante të Stacionit Policor të Ferizajt, sot në orët e mëngjesit, të 20 janarit 2023, në sheshin e qytetit të Ferizajt, është arrestuar në flagrancë i pandehuri E.H, për shkak të veprës penale “Shantazhi”, nga neni 329 paragrafi 1 të KPRK-së, ngase i njëjti me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, e ka kanosur të dëmtuarën, duke i kërkuar shumën prej 1,500.00 € ose në të kundërtën do t’i postonte disa fotografi denigruese në rrjetet sociale, me të cilat do t’ia dëmtonte nderin dhe autoritetin e saj.

Të dyshuarit, gjatë zbatimit të masës së fshehtë të hetimit, i janë gjetur të hollat e pranuara nga e dëmtuara dhe të njëjtat i janë sekuestruar si prova materiale.

Personi me inicialet E.H., është nën masën e ndalimit prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit, Prokurori i Shtetit do t’i ndërmerre masat e nevojshme procedurale-ligjore.

Lajme6 minutes ago

Feti Abazi: “Së shpejti fillon Qendra Ditore për të Moshuarit, në komunën e Bogovinës”

Maqedoni10 minutes ago

Rrëzoi punëtorin e EVN-së nga shkallët dhe goditi kolegun e tij, arrestohet 47-vjeçari në Shkup

Lajme18 minutes ago

Lajm i keq: Rritje e re e çmimit të naftës në tregjet globale

Lajme18 minutes ago

“Që dy vjet s’kemi qeveri…”, fjalia që i kushtoi Olsa Sadikut me përjashtim nga Kuvendi i të Rinjve, pas përplasjes së deputetëve

Maqedoni23 minutes ago

BDI ngre pikëpyetje nëse VLEN-i është i bashkuar! VLEN: Jemi në fazën përfundimtare të regjistrimit si parti

Lajme54 minutes ago

Rizvanolli arsyeton kontratën 73.2 milionë euroshe të KEK-ut me ESM-në, për shitjen e qymyrit në Maqedoni të Veriut

Lajme1 hour ago

Çerdhja e Përshefcës në Komunën e Tearcës drejt hapjes, fillon aplikimi për paraqitje

Maqedoni1 hour ago

Pyetje për Ali Ahmetin: nëse e ke ndaluar ndarjen, cili ishte kuptimi i luftës së vitit 2001?

Maqedoni1 hour ago

10 emigrantë kapen në një “Fiat Tipo”, arrestohet shoferi në “Bogorodicë”

Shqipëri2 hours ago

“Verë e zezë në Shqipëri”, PD: Vrasje, zjarre dhe tritol! Turisti kthehet me arkëmort…

Lajme2 hours ago

Zeqirja Ibrahimi: Nëse nuk ka qenë në agjendë ndarja, federalizimi apo kantonizimi, cili ka qenë vizioni për Maqedoninë?

Maqedoni2 hours ago

AKI: Asnjë këngëtar shqiptar s’ishte pjesë e manifestimit për 35-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

NA NDIQ NË FACEBOOK